• |
ide | kryesore

Policia heq tabelat greqisht-shqip në Sarandë

Lajme, Të fundit



Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një operacion policor në Finiq të Sarandës për heqjen e tabelave të vendosura edhe në gjuhën greke.

Vendosjen e tabelave dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht në fshatrat e Sarandës, në kundërshtim me ligjin e denoncoi një ditë më parë PDIU. Pas denoncimeve të shumta edhe nga ana e banorëve, ka reaguar Policia e Shtetit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, kur tha se gjithçka është bërë me lejen e tij.

Për rastin reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj pak minuta më parë, duke e quajtur turp kombëtar vendosjen e gjuhës shqipe në plan të dytë.

 STATUSI

Tabelat rrugore në Jug: gjuha shqipe në plan të dytë, një turp kombëtar.

Shikoni këto tabela rrugore? Lart greqisht, poshtë shqip. Duhet të ishte e kundërta. Sepse gjuha shqipe është gjuha zyrtare në Kushtetutën tonë. Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare. Ligji për Pakicat Kombëtare, që u miratua në Kuvend para gati një viti kishte shumë probleme të kësaj natyre, të cilat i kam ngritur gjatë diskutimit të tij. Pata theksuar, ndër të tjera, lidhur me përgjegjësitë që do kishte Këshilli i Ministrave dhe institucionet e tjera për zbatimin korrekt të tij. Ky është një rast i paprecedentë, kur ligji po ndëshkon prestigjin e gjuhës së shumicës, kurse sa për tabelat rrugore edhe në gjuhën shqipe në Prevezë, Igumenicë, Filat etj., kjo e drejtë s’është e drejtë.



14 Comments

  1. Shume mire e kane bere.
    Gjuha kombetare ne shqiperi eshte shqipja, dhe gjithmone ajo do jete.
    Mjaf me: greqia nuk i korruption dot gjithe shqiptaret.
    Turp te kene ata shqiptare servila qe tradhtojne shqiperine per interesa ekonomike tek greku.

  2. Kafsh parahistorike popull zgjebarK bythmut dhe I peshtira ju keni per kryeminister nje grek nipi I spiro kolekes e djali kristaqi qe po ju wqin na mengjesi ne dark ne byth
    Zgjebaraker komunist

  3. Keto tabela vendosen nga autoritetet shteterore qendrore apo lokale.Mban pergjegjesi njeri per keto ?Kjo tregon se cfare shteti qesharak kemi.

  4. Jemi kthyer ne nje han me shume porta! Per kete vend kane dhene jeten shume patriote shqiptare, kurse pasardhesit e tyre e shperblejne ne kete menyre! Turp! Nuk duhet kaluar ne heshtje ky veprim provokativ. Kush mban pergjegjesi per kete akt? Do kete ndonje doreheqje?!

    Si shpjegohet qe ne asnje vend tjeter ku ka shqiptare nuk ndodhin keshtu gjerash?!

  5. A ju a qifsha rob me ato tabelat greqisht – shqip në të gjithe boten la pakica kombëtare por perpara shkruhet gjuha zyrtare pastaj ajo e pakicës siç është rasti në fjalë. Ore anti shqiptare o njerëz të shitur ose qelbesira ju që drejtoni vendit

    1. Tabelat ne gjuhen greke jane anti kushtetuese.dhe per kete autoret e rastit ne fjale te ndjeken penalishte dhe te denohen konforme normave nderkombetare. Nese dikushe e bene e kete ne nje shtete europiane at.here denimi dote ishte tragjik per autorin dote merrte ndoshta deri me 20.vjete burgim.
      Me rrespekt nga gjilani i kosoves??

  6. Se kuptoj pse po behemi kaq patriot per dy tabela. Une jetoj ne jug dhe ne shteti na ka haruar fare. Ia dime per faleminderit shtetit grek qe na kuron, na mbath, dhe na ushqen falas. Jam shqitare po kur shoj ne spitalet e janines kurohem falas,analizat i bej falas, bej pazar ne janine me ushqime te kontrolluara dhe me cmim edhe me te ulet se ne gjirokaster. Luftoj cdo dite te gjej ndonje mundesi per te marre pashaporten greke se shkoj ne bote si shtetas europian e jo si azilant. Fale ketij shteti e ketyre pushtetareve ne jugoret po shesim identitetin dhe kjo eshte me e dhimbshme se tabelat. Shteti yne po largon edhe institucionet nga jugu e po i con ne fier. Si duket per z. Rama shqiperia fillon nga fieri e tutje. Kur te sheh prindi si gjiton vaj halli gjitoni se si duhet te te shohe. Nuk shite dot veriun e kosoves e i je turur jugut te shqiperise. Ste rihet dot pa shitur. Z. Kryeminister mos gjefsh paqe as ne boten e pertejme.

    1. NXIHU PAK NE SURRAT FUTI EDHE NJE TE QIME NE BYTHE DHE E KE MARRE PASHAPORTEN GREKE OR FUNDERRIN. TE QOFSHA GREKET DHE SOJIN TEND TE KURVAVE

  7. o Milet mos beni patriotin me breke te grisura. Ju nuk keni shtet e buke te hani po “revoltoheni” per dy tabela . Ne Finlande sa per dijeni nje pjese e mire e rrugeve jane ne 2 gjuhe, finlandisht dhe suedisht. Shkoni ne Miami ku 80% e njerezve kudo perfshire dhe aeroportin flasin spanjisht sa te duket vetja qe nuk je ne USA por ne ndonje vend latin. Nuk vjen e keqja nga disa tabela te vena ne 2 gjuhe, por nga ajo qeveri e korruptuar qe ekziston vetem ne Tirane se neper rrethe eshte si xhungel

    1. Sa kemi njerz si ti s do të ket shtet kqyr more shtaz qfare te drejtave kan qamet e si trajtohen shqiptarët në greqi

  8. Sme duket aspak e drejte per kete duhet te mbajne pergjegjesi ata qe e kane bere Nuk e di ne Preveze e Gumenice e Filat qe banojne shqiptare jane keto tabela dhe ne shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *