• |
ide | kryesore

Salah e Firmino KO, e bëjnë për Klopp mision të pamundur: “Roma e përmbysi, por kishin shënuar…”

Sport



“Salah ka pasur tronditje cerebrale. Tani është më mirë, nuk është aq në formë nga pikëpamja mjekësore e nesër nuk do të jetë në fushë. E bashkë me të do të mungojë edhe Firmino”. Kështu tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën e shtypit në vigjilje të gjysmfinales së kthimit të Champions kundër Barcelonës, pas 3-0 të ndeshjes së parë, gati ka ngritur flamurin e bardhë.

Një mision i vërtetë i pamundur për Reds, edhe pse përmbysja epike e Romës një vit më parë, që pasi kishte humbur 4-1 ndeshjen e parë u kualifikua duke fituar 3-0 në kthim, lë hapur dyert e shpresës: “Një tjetër histori” preu shkurt Klopp. “Nuk duhet ta mendojmë e pastaj verdhekuqtë kishin shënuar një gol”.

“Për ne do të jetë ndeshja e tretë në gjashtë ditë, ndërsa Barcellona ka bërë turnover në ndeshjen e fundit të kampionatit”, ka kujtuar më pas tekniku i Reds, ende në garë për Premier. “Remuntada? Nuk dua të jem unë që ti jap motiv lojtarëve të Barcellona të jenë edhe më të vendosur. Sidoqoftë do të kem mundësinë deri nesër për të folur me lojtarët e mi. Duhet të jemi të aftë të mbrojmë pa pësuar e të provojmë të jemi të fortë në sulm. Do të provojmë në 100% por kjo nuk do të thotë se do të funksionojë, nëse ia dalim do të jetë e mrekullueshme, përndryshe do të dështojmë në mënyrën më të mirë”.

Një ndihmë për Reds do të jetë si gjithnjë atmosfera e Anfield: “Imagjinoj se stadiumi do të jetë një çmenduri, jo vetëm duhet të shënojmë por duhet të ndalojmë Barcellona të shënojë e kjo nuk ndodh shumë shpesh. Do të kishim dashur të shënonim një gol ose dy, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *