• |
ide | kryesore

Conte i mbyll derën Romës: tekniku italiani zbulon të ardhmen…

Sport



E ardhmja e Antonio Conte është argumenti që vijon të krijojë lajme në botën e futbollit: ku do të shkojë ish-trajneri i Italisë pas një viti pushim që pasoi largimin e tij të komplikuar nga Chelsea. Pankina e re e trajnerit salernitan është ende një mister: shumë hipoteza dhe asnjë paqartësi, aq sa në javët e fundit ka nisur një gjueti e vërtetë për “scoop” për të përcaktuar se cila shoqëri do të ketë nderin ta ketë.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Conte ka ritheksuar dëshirën e tij për të fituar dhe nevojën të marrë një projekt me baza, që do ta bindin që në fillim: “Martesat që të kurorëzohen, për të qenë të sinqertë, duhet të që të dyja palët të jenë dakord. Mendoj se Juve ka nisur një rrugëtim dhe mendoj se janë shumë të kënaqur me Allegri që sigurisht ka vijuar punën, po bën shumë mirë. Por në një të nesërme asnjëherë nuk dihet”.

Për të tërhequr trajnerin e lindur në vitin 1969 do të jetë e nevojshme të propozohen argumente serioze: diskutim i vlefshëm edhe për Inter dhe Milan, kandidate të tjera për zëvendësimet e mundshme, respektivisht të Luciano Spalletti dhe Gennaro Gattuso. “Vlen për çdo skuadër. Unë duhet të kem perceptimin se mund të mund çdo skuadër. Duhet ta ndjej që është e mundur të fitoj.

Nuk ka Roma për Conte: nuk do të jetë ai pasuesi i Claudio Ranieri në stolin e verdhekuqve, plotësisht në garë për Ligën e Kampioneve e cila është distancuar disi pas humbjes me Genoa. “Jam i dashuruar me Roma duke e frekuentuar në dy vite gjatë të cilave kam qenë trajner i Kombëtares. Në Olimpico ndjen pasionin e këtij populli që e përjeton futbollin me një intensitet të veçantë, që për Roma është krejt “i çmendur”. Një ambient shumë pasionant, që të përfshin. Sot kushtet nuk janë, por mendoj se një ditë, herët apo vonë, do të drejtoj Roma”.



2 Comments

  1. Tekniku eshte ‘salentin’ dhe jo ‘salernitan’. Eshte si te thuash ‘korçar’ dhe ‘kuksian’…

    1. Shumë e saktë. Dhe sikur të mos mjaftonte gramatika e çuditshme Italo – Albanese që përdor ( shiko si shkruan fjalën Roma pa e shquar fare atë ), artikullshkruesi vijon më tej me bëmat e tij duke shkruar : …”e cila ( lexo Roma ) është distancuar disi pas humbjes me Genoa”… kur ndeshja e luajtur vetëm 2 ditë përpara përfundoj me rezultatin 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *