• |
ide | kryesore

Video/ “Mos godit…”: Kompany nuk dëgjoi asnjë nga shokët dhe e afroi Manchester City me titullin

Sport, Video



Goli i fitores kundër Leicester dhe titulli në Premier League nja hap larg. Vincent Kompany, mbrojtësi e kapiten i Manchester City, ka shënuar një nga golat më të rëndë në karrierën e tij si lojtar. 1-0që afron Citizens me triumfin final është meritë e një konkluzioni spektakolar që nuk i la asnjë shans portierit.

Festimi në fushë në përfundim të ndeshjes ishte i pabesueshëm. Të gjithë lojtarët kanë mbetur gojë hapur përpara aftësive balistike të futbollistit. Ashtu si raporton AS, në fakt, në përfundim të ndeshjes Kompany ka zbuluar për ESPN që disa nga shokët nuk donin që të godiste.

“Ndërsa bëhesha gati, dëgjova ata që më thoshin ‘mos godit, mos godit’”, ka treguar Kompany që pastaj vazhdoi: “Nuk kam bërë një karrierë kaq të gjatë e me kaq eksperiencë sa të më thoshin mos godit. Vendos unë kur e bëj. Për 15 vjet i kam premtuar tuifozëve të mi që do të realizoja një gol të tillë dhe ia dola”. Kjo ishte historia e golit që mund të vendosë titullin kampion e konfirmuar edhe në fjalët e Aguero e Gabriel Jesus në fushë e të Sterling që, përmes Tëitter, ka pranuar atë që ndodhi duke shkruar: “Fytyra ime që i thoshte Vinny të mos godiste. Por cfarë goli shënove vëlla. Cfarë kapiteni!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *