• |
ide | kryesore

Eliminim dhe merkato: Ajax nuk dëshiron të shpërbëhet…

Sport



Shumë zhgënjim në shtëpinë e Ajax për mungesën e arritjes së finales së Champions League, që për 90 minuta u duk se e ishte në duart e skuadrës së drejtuar nga Ten Hag. Tani hollandezët duhet të përballojnë finalen e Eredivise për ta mbyllur sa më mirë të munden sezonin. Nga ana tjetër në sfod është edhe merkatoja e verës, veçanërisht në dalje.

Drejtori sportiv holandez Edwin Van Der Sar, që përpara vërshëllimës finale të ndeshjes që u luajt mbrëmë në Amsterdam Arena, kishte lajmëruar largimin e De Jong, dhe sigurisht lamtumirën e pashmangshme të De Ligt. Destinacioni i kapitenit do të jetë Anglia ose Spanja, duke përjashtuar nga gara Juventus, prej kohësh i interesuar për qendërmbrojtësin e ri.

“Mendoj se këto do të jenë ndeshjet e fundit të De Ligt me Ajax, por shpresoj që mund të shkojë edhe më lart. Ndodhet këtu që kur ishte fëmijë dhe tani do të shkojë në një klub të madh. Mendoj se do të shkojë në Angli ose Spanjë”. Është folur edhe për të ardhmen e teknikut Ten Hag, për të cilin shpreson se mund të qëndrojë për të vijuar këtë cikël.

“Objektivi është ta kemi edhe për sezonin tjetër. Nëse do të bëjmë ndryshime edhe në stafin teknik do të kishte shumë punë për mua dhe Overmars në verë. Shpresojmë që të mos shesim shumë lojtarë, edhe pse ka gjithmonë të rinj në sektorin tonë të moshave. Shpresoj të shesim vetëm dy ose tre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *