• |
ide | kryesore

Haradinaj: Dodik është mik i afërt i Vladimir Putin

Lajme



Drejtuesit e shtetit të Kosovës nuk e kanë pritur mirë ftesën e Presidentit të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik në Samitin e Bordo-Brijunit në Tiranë.

Në lidhje me ardhjen e Dodik në Tiranë, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se e kishte ftuar atë si president,  duke shtuar se do ta mirëpriste edhe në fushën e turizmit.

Prania e tij në Tiranë është kundërshtuar ashpër nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas mediave kosovare, ka theksuar se përgjegjësia bie mbi ata që e kanë ftuar atë në Tiranë.

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj nuk preferoi të komentonte ftesën që Meta i ka bërë Millorad Dodik, ndërsa theksoi se ky i fundit mbetet njeri i afërt i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *