• |
ide | kryesore

Ambasadori i BE: Respektoj vendimin e opozitës për djegien e mandateve, por…

Lajme, Të fundit



Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i ftuar në RTV Ora foli mbi krizën politike në Shqipëri. Ai deklaroi se kriza e tanishme është një cikël që tashmë duhet të thyhet duke shtuar se e respekton djegien mandateve të opozitës, por thekson se ajo duhet të pranojë dhe dialogun me qeverinë.

“Unë jam përpjekur që të kontaktoj me të gjitha palët, me qeverinë, opozitën, parti të vogla, parti të mëdha në opozitë. Por mendoj që në fund të fundit zgjidhja duhet të gjendet nga vetë të dyja palët e spektrit politik në Shqipëri.

Në takimet e mia me opozitën unë e kam bërë të qartë qëndrimin tonë, kështu që nuk do ta përsëris atë. Për atë të ashtuquajturën djegia e mandateve ne besojmë që partitë duhet të qëndrojnë në Kuvend, por ne, BE respektojmë vendimin e partive kryesore të opozitës për tu larguar nga Kuvendi. Kjo është e drejta e tyre të cilën e kanë ushtuar.

Por ka edhe një përgjegjësi të madhe, e cila vjen me të qenit e një partie kaq të madhe, që është reagimi apo përgjigjja ndaj nevojave të qytetarëve dhe zgjedhësve. Kështu që ftesa është që të bëhen propozime. Më duhet të them se platforma e 10 pikave për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një propozim legjitim që duhet vlerësuar, por në të njëjtën kohë dialogu duhet të ndodhë me qeverinë që është zgjedhur që është zgjedhur nga qytetarët shqiptarë” – tha Soreca.

Ambasadori kërkon që partitë të bëhen pjesë e zgjedhjeve pasi në këtë mënyrë respektohet vota e shqiptarëve.

“Shpresojmë sinqerisht që partitë opozitare si jashtë dhe brenda Kuvendit të marrin pjesë në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme që ndodhen. Zgjedhjet janë momenti më i rëndësishëm i një demokracie. Çdo demokraci përbëhet nga maxhoranca dhe opozita. Ne duam të shikojmë Shqipërinë si një vend plotësisht demokratik prandaj punojmë me të dyja palët që të arrihet ky objektiv” – tha Soreca.

Soreca është pyetur dhe mbi protestën që do të zhvillohet nga opozita për të cilën shpreson se do të jetë paqësore. Ambasadori u bën thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi por të kontribuojnë duke u bërë pjesë e rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të politikës. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Zoti Zurugata!

    Interesant!?
    Po ikin te rinjte!?
    O cfare inteligjenti ku mo!!??

    Ik or mik se na’u neveritet
    Dhe nga vetja zor duhet t’kesh,
    Kete vend ne “drite” e citet
    Edhe t’rinjte i detyruat t’ikin per lesh!

  2. Zoti Ambasador,ti e kupton shume mire,por porosite qe ke marre,te detyrojne te flasesh pa arsyetim.Si mund te respektohet vota e shqiptareve,kur krimi qe drejton qeverine,ka marre te gjitha masat qe te trafikoje votat,me menyrat qe ti i din shume mire.T’i ka shpjeguar hollesisht opozita.Prandaj mos fol brockulla,vetem per rte qeene krah me qeverine,por fol si diplomat,se i tille je i akredituar ne Shqiperi.Mos na u bej me keq se Batoni i serbeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *