• |
ide | kryesore

Guaido nuk dorëzohet, bën thirrje për protesta të radhës në Venezuelë

Planet



Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, u ka bërë thirrje bashkëkombasve të tij për zhvillimin e një proteste mbarëpopullore, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të nënkryetarit të Kuvendit Kombëtar, Edgar Zambrano-s. Në një dalje publike, Guaido theksoi se urdhëri i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (TSJ) për prangosjen e Zambrano-s përbën një vendim të motivuar politikisht, pas përpjekjes së pasuksesshme të javës së kaluar për rrëzimin e presidentit në detyrë, Nicolas Maduros, përmes një grushti shteti. “Ne po luftojmë kundër një regjimi që armatoste grupet paraushtarake, por kjo nuk do të na ndalojë. Ne do të mbajmë protesta në të gjithë vendin.”- u shpreh presidenti i vetëshpallur i Venezuelës.

Me përshkallëzimin e krizës politike në Venezulë që ka reflektuar një impakt të thellë në ekonominë dhe jetën sociale të vendit, Guaido, ka njoftuar më herët se do të konsiderojë mundësinë që t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin një ndërhyrjeje ushtarake për t’i rikthyer vendit qendrueshmërinë. Opozita venezueliane ka organizuar shpesh protesta masive kundër Maduros, por nuk ka mundur ta largojë atë pavarësisht recesionit të thellë ekonomik dhe hiperinflacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *