• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta edhe komandanti i plagosur në Letoni (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka që dha lajmin shkruan se “Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”.

Prinderve te majorit, qe jetojne ne Tirane lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

Lajmi vjen në një ditë zie për vendin kur u përcoll për në banesën e fundit nëntetarja Zarife Hasanaj.  

Pak jave me pare, kontigjenti shqiptar fitoi garen e zhvilluar ne bazen ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mire ne vrap. Foto me kupen e mbajtur nga major Tanushi i perket asaj dite.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *