• |
ide | kryesore

Lufta për epërsi në Venezuelë, nisin bisedimet SHBA-Rusi

Planet



Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Rusi, më datë 13 dhe 14 maj, kohë gjatë të cilës do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Njoftimi është bërë i ditur përmes një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, i cili gjithashtu komunikoi se në fokus të bisedimeve do të jenë sfidat kyçe në përpjekjet reciproke për epërsi.

Parashikohet që Pompeo do të takojë po ashtu edhe pjesëtarë të stafit diplomatik të ambasadës së SHBA-ve në Moskë, si dhe sipërmarrës amerikanë që kanë vendosur aktivitetin e tyre fitimprurës në Rusi. Çështja që po shërben si “mollë sherri” mes këtyre dy forcave tradicionalisht rivale, është kundërshtia lidhur me liderët e Venezuelës, e cila prej muajsh vuan një paqendrueshmëri të sistemit politik.

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, gëzon përkrahjen e SHBA-ve dhe është njohur prej shumicës së vendeve të Amerikës Latine dhe të Evropës Perëndimore. Ndërkohë që presidenti në detyrë, Nicolas Maduro, ka mbështjetjen e Rusisë, të Kinës dhe të Kubës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *