• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapet në Tiranë mashtruesi italian i dënuar me 5.5 vite burg

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Italisë një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij. Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Interpol Tirana kapën dhe arrestuan përkohësisht italianin M. N, 43 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Por më 26 korrik 2014 është ndaluar me iniciativë për “mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjendje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Si provë materiale iu sekuestrua një automjet, dy aparate celulare dhe dokumente. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë do të kryhen nga Interpol Tirana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *