• |
ide | kryesore

F1/ Mercedes sfidohen mes tyre, Bottas i rrëmben Hamilton pole position

F1, Sport



Valtteri Bottas nuk resht së surprizuari dhe arrin pole position në GP të Spanjës, e treta radhazi për të. Finlandezi i Mercedes dominoi kualifikueset, duke e mbyllur xhiron në kohën 1’15”406 e duke shkatërruar shokun e skuderisë Hamilton (+ 0”634), që do të niset bashkë me të në vijën e parë. Asnjëherë në lojë Ferrari: koha e 3° për Vettel (+ 0”866), e 5° për Leclerc, që do të niset në vijën e tretë pas Red Bull të Verstappen. Një provë tjetër, nëse dikush kishte dyshime, se Bottas e ka seriozisht në 2019. Siguria e treguar për të vendosur rekordin e pistës, duke krijuar një distancë të madhe nga anglezi kampion bote e dëshmon qartë. Edhe vështrimi i Lewis, në momentin që doli nga Mercedes, ishte një lloj konfirmimi.

Ajo që vërtetë ka rëndësi në cdo rast, është se Mercedes ka dominuar edhe këtë klasifikim, duke monopolizuar vijën e parë për të tretin ëeekend radhazi e duke startuar pa rivalë në atë që mund të jetë dopieta e pestë radhazi në gara. Një supremaci shkatërrimtare e Shigjetave të Argjendta, që kanë groposur përsëri ambicjet e Ferrari, që mbërriti në Barcellona me një poëer unit të ri dhe me shumë ndryshime aerodinamike, por asnjëherë në gjendje të ngrinte nivelin e performancave.

Dy Kokëkuqet SF90 kanë vazhduar të humbasin shumë në sektorin e tretë, atë më të ngadaltin, ku superioriteti i rivalëve është turpërues. Vija e dytë e Vettel është minimumi për të provuar të shqetësojnë Mercedes në garë, por me atë që u tregua të premten dhe të shtunën nga Lewis e Valtteri misioni duket shumë i komplikuar. Kësaj i shtohet edhe fakti që për të dytën fundjavë radhazi, Charles Leclerc kryen një gabim në kualifikuese, duke dëmtuar makinën, episod që i la vetëm një xhiro të vetme në Q3, që nuk mjaftoi për ti marrë Red Bull të Verstappen vendin e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *