• |
ide | kryesore

(FOTO) Arta Marku në kryeministri 7 orë pas mbylljes së protestës

Lajme, Të fundit



Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e makinës me targë AA747VA që i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Nga protesta dje numrohen rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.

Mes tyre për disa ore edhe sekretari organizativ i PD, Said Dollapi, i cili u godit barbarisht me shkopinj gome nga forcat speciale pasi ishte rrezuar në tokë.

Makina e Arta Markut duket teksa hyn kryeministri nga hyrja qe përdoret zakonisht për delegacionet. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite dhe nëse Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë. Një vizitë arsyet e së cilës mund të bëhen të ditura me vonë nga vetë zonja Marku apo pritësi i saj.



11 Comments

  1. Kjo -kurva-c’do ne kryeministri apo te marri takim me psiko -skizofrenin-Ku eshte prokuroria e pa varur ne kete mes .Lavirja u pa qe ne fillim si u vu ne ate pozicion nga kellirat ,morrat e kuq dhe atyre do ju sherbeje .C’drejtesia ka mbytur kete vend,kete popull.

  2. Znj. Marku ju duhet te jeni mbi palet. Te respektoni ligjin dhe jo te perdoreni politikisht. Figura e kryeprokurorit nuk mund te neperkembet keshtu, pasi ju mund ta therrisni nen akuze kryeministrin e sotem per abuzime dhe korrupsion.

  3. kjo eshte prokuroria e pa varur sistemi i drejtesise qe kaq shume e kane kerkuar shqipetaret ka rene me mire me theni i eshte vene kazma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *