• |
ide | kryesore

Policia operacione në Sarandë e Vlorë, kapen 98 kg drogë

Lajme, Të fundit



Policia e Qarkut të Vlorës ka kreu sot dy operacione antidrogë, ku janë arrestuar tre persona.

Operacioni i parë është finalizuar në qytetin e Sarandës, ku janë vënë në pranga babë e birë, të cilët janë kapur me 83 kilogramë kanabis.

Ndërkohe që operacioni tjetër është realizuar në Vlorë, teksa është arrestuar një person që u kap me 15 kilogram lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara “Shëndëllia” dhe “Kota”

Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Arrestohen në flagrancë 3 persona.

– Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë “Shëndëllia”.

Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione në rrugë operative se dy shtetas dispononin lëndë narkotike në banesë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme  kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor antidrogë të koduar “Shëndëllia”.

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

– Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar “Kota”

Në kuadër të këtij operacioni Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Ca jane keto lajme koti o lapsi???

    Kur e kno noizy sboj transport nen 100 kile. Ca lajmi jepni ju per 98 kg???

    Lajmi mbi 100 kile e siper. Jo kot me kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *