• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Bashës: Jemi në një betejë për jetë, a vdekje!

Lajme

“Sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje”. Është kjo një nga deklaratat më të forta që kreu i Partisë Demoratike bëri pas një takimi me kryesinë e kësaj force dhe ish-deputetët në selinë blu pasditen e së mërkurës. Kreu i opozitës ishte i ashpër me kundërshtarin politik të cilin e akuzoi se ka një skenar për të manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në vend të zgjedhjeve të lira, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasjeje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e tjera të krijuara nga ai, për të dhënë fasadën e zgjedhjeve”.

Por Basha nuk u ndal me kaq. Ai përmendi me emra të përveçëm kandidatë të Partisë Socialiste për disa bashki të vendit të cilët i etiketoi si “vrasës, përdhunues, trafikantë dhe droge.

“Kandidatë të zgjedhur nga banda e Abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku ka caktuar edhe kandidatin e PS, edhe kandidatin e Bashkimeve Profesionale të PS. Media është blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve. Ka dramë më të madhe se sa mediat ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!” – tha Basha.

Kreu i opozitës ishte i ashpër edhe me një pjesë të mediave të cilat i konsideroi të blera nga paratë që iu janë grabitur shqiptarëve.

“Për shumicën e tyre (kandidatëve) provat kanë dalë, janë bërë publike dhe pavarësisht se në disa raste, disa media i shërbejnë amnezisë në favor të shqiptarëve që i grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre mediave. Prandaj kjo është një thirrje për ato media që nuk i djeg miza nën kësulë, të nxjerrin arkivin, të mos presin të dal vetëm unë këtu por të bëjnë dhe ata punën e tyre, jo ju, se ju e bëni, ndalet diku ajo punë, dhe ti marrin me radhë këta kandidatë” – tha Basha.

Kreu i opozitës e mbylli me një apel.

“O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama ne lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit në gjysmën e bashkive vetëm të një partie, në gjysmën tjetër edhe të Bashkimeve Profesionale të asaj partie, ose do të ketë një fitore të demokracisë, lirisë për çdo shqiptar!”. ©LAPSI.al

14 Comments

  1. Per jet à vdekje qe te shpetosh by… tâte mor qelbesir.
    Duame paqe dhe qetesi ne Shqiperi.
    Punojm me djers e jemi rehat me ket fukarallikun ton. Nuk duame rremuj.
    Je nje armik i popullit shqipetar Ô i mjer.
    Fytyra jote nuk duhet te ket te drejten e fjales ne ket vend mor ndyrsir…. nqs do beje këto thirrje ne nje shqtet europian e kishe vendin ne gjykat por ketu jemi ne shqiperine merni njerezit per te shkret.
    Vetem gjak shqiptari doni mor Kopila.
    A sikur te kisha nje Grushttt te forttt dhe te Godisja mun ne lule te badhit more kriminel i ndyttt !!!!

  2. Kamarieri i sigurimit ne rinas flet si Coli te filmi debatiku Liri a Vdekje por shqiptaret nuk te ndjekin dot ne rrugen e vdekjes qe ti si kamarier i sigurimit ne rinas ke zgjedhur

  3. Do kishim shpetuar po te kishit vdekur te gjithe,por nuk bie rrufeja ne hale.Po pate fuqi o Bole pa koqe shko dhe mbushi mendjen njerezve qe ata socialistet jane krimenele,kurse ne demokratet jemi cakall dhe te cajme ne mes.Ky shkullaku eshte nje ushunjeze qe do vetem qyl,vetem te vjedhi.Prejardhja e origjines gjithmone ngre koken dhe nxjerr ne pah cakajt. qe duan vetem te shqyejne se vetem ashtu dine te jetojne.

    1. Ty mir ta ka bere se je rilindas, dhe per definicion t’u ka merzitur kari jot. Tani te gjithe potencialin e ke tek bytha! Forca Xhixhi!

  4. Labi gjysme opinge dhe gjysme trapi, ti ke nevoje te mesosh per vete te shkruash korrekt gjuhen shqipe!
    Ne tete fjale ke bere kater gabime.

  5. Duke e ditur se cfare ju pret nga drejtesia nuk keni rruge tjeter prandaj dhe i keni hyre kesaj beteje.
    Por le te mendojme per nje cast se jeni te ndershem dhe te pa inkriminuar, natyrshem lind pyetja; perse duhet t’i hynit kesaj aventure ne nje kohe kur ka shume zgjidhje te tjera demokratike?!
    Kush ka faj se ju doni ti nxirni bythes tym kot?!

  6. Keto deklarata jane deklarata lufte dhe nuk kane lidhje me realitetin ku jetojme Ky vend nuk behet, se nuk ka politikane vizionare dhe patriot. Perkundrazi kane te papergjegjshem, bejne deklarata vellavrasese. Mund te jete jata vdekje, por per karrieren tende politike, ooo iidddiiioooott.

  7. Debatikasit e vegjel ne mbrojtje te Colit debatikasit te pd lulzim basha qe po mundohet te mbaje lart frymen revolucionare kunder nderkombetareve kapitalista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu