• |
ide | kryesore

Joao Mario nuk impenjohet në stërvitje: Spalletti e dërgon në shtëpi…

Sport



Edhe pse janë dy javë për tu diskutuar akoma, mund të ketë mbërritur në fund aventura e Joao Mario me fanellën e Inter. Luciano Spalletti, në fakt, ka përjashtuar portugezin nga seanca stërvitore, duke mos aprovuar sjelljen e treguar nga lojtari në fushë. Rendimenti i punës të Joao Mario nuk i ka pëlqyer trajnerit, sipas Sky, e ky është shkaku i ndërprerjes së stërvitjes për portugezin në Appiano Gentile. Ftesa është për t’u riparaqitur nesër në mëngjes, por me një rendiment më të lartë.

Asnjë problem fizik për portugezin, ashtu si u mendua fillimisht, por një zgjedhje e teknikut toskan. Një thyerje e marrëdhënieve, që me shumë mundësi paraprin divorcin e pashmangshëm në fund të sezonit. Joao Mario nuk ka lënë pothuaj asnjë gjurmë me fanellën zikaltër, duke mos justifikuar asnjëherë 45 milionët e investimit të bërë në verën e 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *