• |
ide | kryesore

Basha rrëfen për herë të parë: Ndryshimin e kufijve të Kosovës, serbët ma sollën edhe mua

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një takim me komunitetin shqiptar në Londër ku u pyet edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Basha tha se ky është një skenar serb që i kanë propozuar edhe atij.

“Një miku ynë i përbashkët, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar.

Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.

Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit.

Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!” – tha Basha. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Po na nxirr nje video ose shkrim qe te ket then rama nje gje te till. Dhe ta peshtyjm te gjith. Ne te kundert te dhjesim ty ne koke.

    1. Pyet ditmirin se ai e ka thene i pari kete gje. Ti nuk do ta peshtysh, se po ta peshtyje vetem ti ,per aq here sa e ka merituar, do ishte mbytur brenda peshtymes tende kryeministri 2 metrosh!

  2. Me qe ra fjala na trego se kush t’a propozoi dhe pse s pranove faljen e detit Greqise.
    Pis, ndyresire, bajge e felliqur, uturak pa veshe, shurtore e haleve te politikaneve,…………….

  3. Po pse nuk i tregon detajet e propozimit serb sepse keshtu mund te kuptohet pak a shume se cfare gjelle ka mbrenda ne tenxheret e perbashket t e Hashimit dhe Vuçiçit!

  4. Ky lulu mbas 10 vjetesh kujtohet te na thote se dhe ketij I paskan bere nje pazar per kufijte ne kosove por vetem kaq,qe ti je per pazare kjo dihet,ty te ofruan kete pazar se ti isherbeve mire serbeve kur punoje si spiun ne kosove,mik I ngushte I fazllicit ti ishe njeriu kyc I serbeve,prandaj po punon per kauzen e tyre or loqe,ti mor pusht shite km te tere detin grekeve,por na thuaj kush ishte ne takim me ty,burimet thone fazllici berati I buzhalajve,dhe ne fund pse na e trego tani kete histori dhe pse ne londer dhe jo ne Tirane,na trego dhe takimin tjeter ku te eshte thene tako ramen pa kushte dhe hy ne zgjedhje pushti I salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu