• |
ide | kryesore

Rilindja e vrasësve politikë

1, Arkiva, Ide



Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit-, tani kandidat i rilindjes për bashkinë e Matit-, ka qenë tejet i përfshirë në krimin shtetëror të tetë viteve më parë. Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri në një konferencë shtypi, se Malaj nuk kishte përgjegjësi ligjore, se nuk qe i prfshirë në krim dhe se ai ka dhënë informata të vlefshme për atë ditë, dokumeti i gazetës fliste për të kundërtën.

Lexo më tej:

Hipokrizia me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Aty ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë (shiko dokumentin poshtë) që Malaj jo vetëm se qe rreshtuar në anën e gabuar të barikadës, por ende pa u tharë mirë gjaku i të vrarëve, ai ishte shpërblyer me kaër paga mujore, një për çdo viktimë, nga drejtuesi e zinxhirit kriminal. Madje, madje, shpërblimi i tij qe nga më bujarët në atë listë të gjatë.

Po pse njeriu që qëlloi pa iu dridhur syri drejt e mbi trupa, ish komndanti i gardës, Ndrea Prendi, duhej ta shpërblente gardistin e konvertuar në socialist? Për çfarë shërbimi? Se ishte treguar i zellshëm në shpërndarjen e përgjakshme të manifestimit opozitar? Se kishte fshehur gjurmët më pas bashkë me ata që fshinë serverin, zhdukën gëzhojat dhe ndërruan shulat?
A është rastësi që masa e parave që ai mori në dorë është e njëjtë me atë të Ndrea Prendit, Alfred Ahmetcenaj që gjuajti plot 117 plumba atë ditë, apo e Agim Llupos që u kap nga kamerat duke qëlluar nga ajo dritarja qorre e kryeministrisë.

Çfarëdo broçkullash justifikuese të nxjerë nga goja shefi i qeverisë, përgjegjësia e kandidatit të tij për kryebashkiak nuk mund të anashkalohet.

Edhe sikur Malaj të mos ketë mbi supe asnjë faj, edhe sikur për angazhimin e tij mos meritojë asnjë ditë burg, ai ka përsipër një njollë të madhe morale. Si para dhe pas krimit ai qëndroi në anën e vrasësve. Gjaku i të vrarëve për të u shndërrua në kartmonedha 5 mijë lekëshe.

Do të majftonte vetëm kjo që ai të mos pranohej as si anëtar i thjeshtë në partinë që “mbron” kujtimin e të viktimave, e jo më pastaj të ishte një nga të përzgjedhurit e saj për 61 njësitë administrative vendore.

Dhe këtu problemi e tejkalon fatin personal të një gardisti të shndërruar në rilindas. Sepse rasti i tij është konfirmimi i një rregulli për amnistimin e të gjithë atyre që i qëndruan në krah Berishës pas krimit makabër.

A nuk u bë koalicioni i 1 prillit me Ilir Metën që quajti viktimat kokëpalarë?
A nuk morën pjesë në qeverinë e parë të rilindjes plot pesë ministra që kishin mbrojtur si të tillë komplotin e grushtit të shtetit?
A nuk është televizioni që bën sot apologjinë e Ramës, ai që vërtetonte tezën se të vrarët ishin qëlluar nga turma?
A nuk gjenden mbrëmjeve në tryezën e kryeministrit të njëjtët oligarkë që e shfrytëzuan fillimin e fundit të Berishës për tu pasuruar dhe më shumë për veten e tyre?

Në këtë kuptim as rehabilitimi i Agron Malajt nuk përbën ndonjë surprizë. Ngjitja e tij e ngadaltë në hierarkinë e pushtetit, fillimisht si drejtor i OSSHE, pastaj si kryetar i PS në rrethin ku do të bëhet kryebashkiak, ka ecur paralel me zhbërjen e ndjeshmërisë ndaj asaj që ndodhi në 2011.

Rasti i tij nuk është thjeshtë promovimi i një njeriu të pushkës apo të krimit, sipas modeleve të Roshit, Ndokës, Prengës e me radhë. Këtë herë, në zgjedhjet lokale pa garë, PS-së nuk ka nevojë për të fortë dhe banditë që ti japin vota.

Prandaj katapultimi i Malajt përbën një rast historik. Ai është një sinjal se ndjeshmëria ndaj krimit politik duhet zbutur; një mesazh se riprodhimi i kloneve berishiste, nuk duhet të ngjallë të njëjtën frikë; një paralajmëim se hendeku mes të keqes dhe dënimit të saj, nuk ka pse të jetë aq i pa kapërcyeshëm sa ç’propagandohej.

Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që PS të propozojë si model të shoqërisë së sotme një njeri që u shpërblye me para në dorë për krimin e 21 janarit: vetëm nëse do të relativizojë peshën e vrasjeve në emër të pushtetit, vetëm nëse do të rilindë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. kur them une qe eshte pormovuar rraca komuniste prape sepse edi rama nuk di te permbaje problemet e tij familjare duke nisur nga marrdhenia e tij me babain dhe nxjerr inatin tek populli. po kshu eshte kur socialistat shqiptar jane palla kari

    1. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka.
      Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
      Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

      1. E bukura eshte se kur shpalos informacionin del pak si ne kontradikte me veten, sidomos kur flet per profesionalizem. mos valle ke eksperience pune ne shtet gjate kohes se komunizmit ? keto gjera rilindasi i realizmit socialist skipetar nuk do i kuptoje sepse e ka ne gen. i duhet nje 3 mujorsh ta kuptoje dhe 2 jet ta pranoje.

  2. Per mua 21 janari duket si nje pune e stisur me kujdes . Historia na ka treguar se per te arritur qellimet e tyre meskine shume qeveri apo individe kane prodhuar ngjarje makabre ose me sakte ngjarje te paimagjinueshme horrori . Anglia kur e pa se nuk e perballonte dote Gjermanine ne luften e dyte boterore tentoi te fuse ne lufte USA -ne . Kete qellim e arriti duke bombarduar dhe mbytyr dy anije pasagjeresh Amerikane duke akuzuar me prova fallso se ishin nendeteset Gjermane . E gjitha kjo prodhoi me mijera te vdekur dhe shume deme te tjera .
    Per te arritur qellimet e tyre meskine , te njejten gje bene edhe Ruset me shfarosjen makabre te dy batalioneve polake duke akuzuar Gjermanet . Po per qellime meskine u perdor edhe rrezimi i kullave binjake ne Manhatan .

    21 janari ka shume pika thyerje si histori . Pse kur gjithçka kishte perfunduar apo ishte drejt fundit filloi te qellohej mbi protestuesit kur ata nuk ishin as brenda gardhit ? Pse u qellua direkt mbi ta dhe nuk u be paralajmerim ne ajer ? Pse nuk u investigua me hollesi mbi kete ngjarje kur Rama erdhi ne pushtet ? Ta zeme se z. Malaj eshte totalisht i pafajshem , pse duhet ta promovosh kur ishte pjese e grupit te zjarrit ? Moralisht nuk ka kuptim . Pse Rama duhet te bente marreveshje me LSI-ne per te ardhur ne pushtet kur shkak i te gjithe kesaj ishte vete kryetari i LSI-se z.Meta ? Edhe kjo pyetje moralisht nuk ka kuptim , biles te gjitha keto pyetje nuk kane asnje kuptim llogjik . Atehere ? Çfare dhe pse ndodhi ? Çfare u kurdis mbrapa kuintave dhe kush e kurdisi ?

    Per mua , pa dyshim qe 21 janari eshte nje pune e stisur dhe e pregatitur mire nga vete Rama . Per te ardhur ne pushtet ky Kadri Kazanxhiu kaloi mbi kufoma . Por e verteta vonon dhe nuk harron . Nje dite gjithçka gjithkujt i kthehet ne bumerang . z Kadri Rame Kazanxhiu mos harro : Kush me shpate vrete nga shpata do te vdese .

  3. Malaj eshte lidhje familjare e nje oligarku te mesem nga veriu qe per momentin eshte bythe e breke me qeverine, por prape kjo nuk e shpjegon pse duhet te ekspozohej kaq shume ne situaten e tij. Eshte shume e trashe kjo pune, apo eshte shume djallezore? C’kualifikim ka nje gardist per t’u bere drejtor i OSHEE , dhe per me teper kryetar bashkie? E ka degjuar njeri te flase, le me te flase politikisht? Mund te jete skenari banal qe ndodh ketu, pra kur nje oligark dikton kandidatet, ose skenari horror i shperblimit per kontributin ndaj kauzes rilindase ne 21 janar.

  4. Vetem Karrlliqe,Mziu nuk Lene gomar dhe mushke pa vene emra Te
    huaj si Curcill,Rusvelt,Clinton, Garibaldi,Mivotaqis,De GOL atj…mendo sikur Mziu te vinte emra rrugesh ne stallat e lopeve si Shkullak,Malaj apo Fazllici.

  5. Vrasja u krye ne momentet kur protesta ishte ne fund, e njerezit qene shperndare.
    2. Protesta u be kunder korrupsionit te ilir metes e me ilir meten erdhi ne pushtet nje vit me vone
    3. Shperblimi i gardistit qe qelloi kunder protestuesve te PS qelbet ere.

    Nuk di cfare kerkohet me. Sherbimet duhen te kene informacion nese ka pas nje skenar me bashkepunim te disa elemente e te gardes qe te kishte vrasje ne kete proteste sepse Rama ka dash pushtet te menjehershem atehere. Nj jave para u quajt pranvera arabe ajo qe po planifikohj. Protesta duhej te qe e dhunshme qe berisha te humbte kontroll. Ndaj dhe Rama qendroi larg gjate gjithe kohes. Vrasjet kur protesta pothuaj qe mbyllur tregojne per nje plan B te vene ne veprim. Shume hije ka kjo histori.

  6. Po te jete e vertete kjo qe thoni ju, Agron Malaj dhe te tjeret e perfshire do “kishin vrare veten” me armen e sherbimit, si ai truproja i Fatmir Xhafes.

    1. ah po se ai truproja vrau veten ne fakt. ehaaaa vetem socialistet e shqiperise vazhdojne te kene besim te verber tek politikanet qe i perfaqesojne, madje edhe kur i thone GATI PER AUTONOMI …..3……4…..HOP direkte, qe tek komentet i dallon si shkruajne edhe kur bejne si apolitik. u bene 6 vjet qe ja perserisim gjerat dhe tani kane filluar ta kuptojne kur eshte shume von. madje thone hajde flasim per djalog pa mbajtur pegjegjesi penale per asgje. ok kur ndodh epr here te pare, por per here te dy vella kthe mbrapsht cdo qindark nga e para tek e fundit te behesh model njehere e mire. nje jete kemi jo 2, qe te shpenzojme te paren per tekat e bythes se rames dhe ideologjise se tij viziokare

  7. Ky do jete deshmitari kryesor ne gjyqin e 21 Janarit. Pse kujtoni ju po i bo lyli e sula gjith kto zallamahina?

  8. Ka rreth 8 vite që Bushati si dëshmitar okular i ngjarjeve të 21 janarit, nuk ka pushuar së akuzuari Berishën si autor të vrasjeve.
    Që ato vrasje ndodhën pikërisht në kohën që protestuesit e dhunshëm ishin larguar nga kryeministria, kjo falë filmimeve live të televizioneve është një realitet i parë nga miliona njerëz e pikërisht për këtë ka ngelur një enigmë.
    Zhvillimet e mëtejme, aleanca e papritur e ngjalave të Ramës me Metën, kur ky i fundit shihej si objekt i protestës, heshtja për 6 vite e Ramës për 21 janarin e më në fund , shpërblimi i një gardisti të verifikuar që ka hapur zjarr ndaj protestuesve, duhej ta bënin Bushatin që të heqë dorë nga akuza për Berishën e ta kthejë koburen e akuzave ndaj Ramës.
    E pse jo, edhe ti kërkojë ndjesë Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *