• |
ide | kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Indonezi, Widodo konfirmohet në detyrë

Planet



Presidenti i Indonezisë, Joklo Widodo, është shpallur fitues me 55 % të votave i zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan më 17 prill.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve është publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Komisioni elektoral indonezian.

Kreu i shtetit i konfirmuar për herë të dytë në detyrë, Widodo, është përballuar sërish me ish-gjeneralin Traboëo Subiato, i cili ka refuzuar të pranojë rezultatin duke deklaruar fitoren që pas daljes së rezultateve paraprake muajin e kaluar.

Në kryeqytetin e Xhakartës janë paralajmëruar protesta të shumta nga përkrahësit e kandidatit humbës, Subiato. Me mijëra forca policore dhe ushtarake janë vënë në gatishmëri, për të evituar trazirat dhe përplasjet civile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *