• |
ide | kryesore

Video/ U godit në gjoks, këpucët iu karbonizuan: në Indonezi, futbollisti humb jetën nga rrufeja

Sport, Video
Indonezi



Një tragjedi e pabesueshme ka goditur futbollin në Indonezi. Skena e ngjarjeve ishte qyteti i Bandung, ku po luhej një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Fatkeqësisht, ndeshja po zhvillohej nën një stuhi të ashpër e papritur një rrufe ra mbi fushë, duke goditur plotësisht një nga lojtarët në fushë. Imazhet janë shumë të forta.

VETËTIMA VRET FUTBOLLISTIN

Tragjedia në Indonezi ka ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin Siliëangi në Bandung, por mediat perëndimore kanë folur për të vetëm mëngjesin e sotëm. Gjatë ndeshjes, e luajtur nën një shi të rrëmbyeshëm, rrufeja goditi drejtpërdrejt lojtarin e Subang, Septian Raharja. Lojtari u shemb menjëherë në tokë pa ndjenja dhe me gjithë ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë dhe stafit mjekësor nuk mund të bëhej më asgjë.

Lexo më tejVideo/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si ndodhi revolta e tifozëve pas një ndeshje futbolli

Raharja u godit nga rrufeja në gjoks, ndërsa këpucët i janë gjetur tërësisht të karbonizuara. Nxitimi për në spital ishte i kotë, pasi vdekja ndodhi pak minuta më vonë. Klubi, pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes së lojtarit, ka bërë të ditur se do të hapë një hetim për këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *