• |
ide | kryesore

Një vit nga vrasja që tronditi Tiranën, drejt lirisë autori i dyshuar

Lajme, Të fundit



28-vjeçari Mario Majollari u vra një vit më parë pranë banesës së tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Ai sapo ishte kthyer nga Suedia ku i ishte refuzuar azili. Ngjarja ndodhi sapo kishte rënë mbrëmja dhe në zonë kishte mjaft kalimtarë. Si autor i dyshuar për këtë ngjarje u arrestua Kastriot Gjuzi.

Por kur kanë kaluar 12 muaj nga arrestimi i Gjuzit, ai duket se është vetëm një hap drejt lirisë, pasi Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër Gjykatës me kërkesën për pushimin e çështjes ndaj tij, pasi nuk provohet që të jetë ai vrasësi i Majollarit.

Në seancën paraprake që do të mbahet më 28 maj, gjyqtari paraprak ka thirrur në proces edhe nënën e të ndjerit Mario Majollari. Familjarët e viktimës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me lirimin e të dyshuarit.

Kastriot Gjuzi u arrestua 48 orë pas krimit në Kosovë, në dyshimet se vrau viktimën për gjakmarrje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë në vitin 2000 vëllanë e Kastriotit, Ilir Gjuzin. Pas një viti rrezikon që ngjarja e rëndë të mbetet pa autor.

Résultat de recherche d'images pour "kastriot gjuzi"
Kastriot Gjuzi

Image associée
Ilir Gjuzi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *