• |
ide | kryesore

Betohen dy deputetë të rinj në Kuvend, njëri prej tyre i dënuar në Gjermani

Lajme, Të fundit



Dy deputetë të rinj janë betuar në seancën e sotme plenare të Parlamentit, pas verifikimit të mandateve të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Partia Socialiste ka zëvendësuar ish-deputetit, Flamur Golemi, kandidat për bashkinë e Gjirokastrës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në vend të Golemit, mori mandatin ish-Zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo Malo, e cila bëhet deputetja e re e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

 

 

Ndërsa, deputeti tjetër që iu bashkua legjislativit është Ervis Meço, i cili mori mandatin nga KQZ si pjesë e listës shumëemërore të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Meço përfaqëson komunitetin egjiptian dhe më parë ka qenë kandidat i Partisë për Europianizim dhe Integrim, të drejtuar nga Rivelino Çuno.

 

 

Kjo forcë ishte aleate me PD-në në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017. Në formularin e tij të dekriminalizimit, Meço rezulton të jetë dënuar në Gjermani me 30 ditë burg, duke qenë se akuzohet për përgjim të paligjshëm të një zyrtari gjerman. Meço sqaron se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka shlyer.

Pas betimit të Meços dhe Malos, numri i deputetëve në Kuvend arrin në 122.



4 Comments

  1. Sikur ky i ziu apo evgjit qe rezulton i denuar ne Gjermani eshte kontigjent i PD, dhe nuk e kuptoj c’mutin kerkoni qe perpiqeni ta denigroni tani dhe jo atehere kur kontribonte per ju!?
    Se po ta gjykojme me ftohtesi ai eshte ne rregull, ndersa ju jeni paljaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *