• |
ide | kryesore

New York Times rendit Melinda Ademin në listën e artistëve që bota duhet t’i njohë

Arkiva, Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, “New York Times” publikoi në listë me 15 këngëtarë europianë që nuk njihen gjerësisht, por që nga sot e tutje të gjithë duhet t’i dëgjojmë.

Mes tyre renditet edhe reperja shqiptare Melinda Ademi, përfaqësuese e Kosovës, e cila rekomandohet për ata që janë fansa të muzikës së Cardi B dhe Nicki Minaj.

Media prestigjioze sjell një histori të shkurtër të origjinës së Melindës, dhe sesi e ndërtoi ajo karrierën në Kosovë.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë nisën luftën për pavarësi kundër Serbisë, gjë që shkaktoi një krizë masive refugjatësh. Ademi u lind në Gjermani dhe jetoi atje deri kur familja e saj fitoi leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Tani, në të njëzetat e saj (refuzoi të tregonte moshën ekzakte), ajo ka çarë në Kosovë dhe ka ndërtuar një karrierë në muzikë”.

Më tej shkrimi vijon me konkurrimin e Melindës në “American Idol”, gjë që e shtyu të hedhë hapin e madh drejt muzikës:

“Po përpiqesha të krijoja këngë, dhe kuptova që më tërheqin më shumë meloditë dhe tingujt shqiptarë. Thjesht vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia të vija këtu”/

Melinda u pyet edhe për deklaratën e Ledri Vulës, i cili pak kohë më parë tha: “Edhe vajzat dinë të bëjnë rap, diçka nuk shkon”:

“Nuk di t’i përgjigjem deklaratës së tij apo qëllimeve pas saj, por mund të flas për klimën muzikore këtu, dhe ne, vajzat, po bëjmë namin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *