• |
ide | kryesore

Valias/ Plagoset këmbësori, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

Arkiva



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Valias.

Nga informacionet paraprake të komunikuara nga Policia, një automjet ka goditur këmbësorin e identifikuar si Gëzim Bami, 55 vjeç,  i cili për pasojë ka marrë lëndime të rënda. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja duke e lënë të plagosurin në rrugë.

Në ndihmë të Bamit kanë ardhur të afërmit e tij, të cilët e kanë transportuar drejt spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Forcat policore po punojnë për kryerjen e zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorit të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *