• |
ide | kryesore

Conte firmos me Inter këtë javë. Zhang: “Do bëjë më të mirën për këto ngjyra”

Sport



Luciano Spalletti nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Inter për sezonin e ardhshëm. Arritja e Champions nuk e shpëton dot aventurën e tij në krye të zikaltërve. Tani bëhet fjalë vetëm për për përcaktuar modalitetet e një ndarje të vendosur: klubi përgatitet të inaugurojë zyrtarisht kursin e ri e gjatë javës pritet firma e Antonio Conte. Atij i takon detyra të konstruktojë, së bashku me Marotta, një skuadër që mund të kthehet realialisht të bezidësë Juventus në Itali e të bëhet protagonist Kupë.

Cështje ditësh. Fjalët janë që të mërkurën mund të jetë dita e zyrtarizimit. Sidoqoftë gjithcka është e kryer, përfshirë organizimin e një vizite të Conte në Kinë në qendrën e Suning për të njohur personalisht Zhang Jindong e për të firmosur tre vjecaren që do ta kthejë në Serie A, pas aventurës tek Chelsea.

Premtimet për të bërë mirë janë dhe nuk mund të konsiderohen rastësi fjalët e presidentit Steven Zhang, që pas suksesit me Empoli ka folur për të ardhmen: “Do të bëj më të mirën për këto ngjyra” ka thënë ai. Duke nisur sigurisht nga Antonio Conte!.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *