• |
ide | kryesore

Revolucioni Milan fillon me ikjen e Leonardo: në dyshim edhe Maldini

Sport



Milani nuk e ka fituar kalimin për në Champions League. Pavarësisht 68 pikëve në renditje, kuqezinjtë kanë mbërritur të pestët, duke humbur shansin për të arritur prezencën në Kupën me Veshë te mëdhenj. Vitin e ardhshëm, edhe një herë tjetër, do të duhet të diskutojnë Europa Ligë dhe kjo është e patolerueshme për fundin.

Ivan Gazidis, administratori i deleguar dhe njeriu i besuar i grupit Elliot, ka premtuar vlerësim të kujdesshëm dhe një projekt edhe më ambicioz për të vazhduar të rritet dhe për të provuar për t’u kthyer në Evropën që llogaritet. Revolucioni, në shtëpinë kuqezi ka nisur tashmë. I pari që do të duhet të bëjë valixhet gati është Leonardo. Braziliani, sipas fjalëve që qarkullojnë, sot duhet të japë dorëheqjen dhe të lërë klubin kuqezi.

Motivi? Konflikte me drejtuesit e klubit, shto edhe nivelin e strategjisë së merkatos Leonardo, ku braziliani kërkonte një përzierje lojtarësh të rinj dhe ekspertë. Gazidis (pra Elliot) këmbëngul mbi profilet e të rinjve për t’i bërë më pas të rriten. Një strategji mbi të cilën ka ndërhyrë, në mënyrë të qartë, edhe Rino Gattuso që, pas ndeshjes në Ferrara, ka bërë të ditur se mund të jetë i rëndësishëm duke qëndruar, ndërsa në skuadër mund të shtohet vetëm ndonjë lojtar ekspert, me personalitet, që do të mund ta kthejë dhomën e zhveshjes më kompakte dhe më të bashkuar.

Saktësisht atë që nuk do të donte Gazidis, i prirur për ta rinuar grupin. Në ditët e ardhshme do të mund të bëhen konsiderata të ndryshme për të kuptuar se si do të riniset. Luis Campos, drejtori teknik i Lille, do të marrë me shumë mundësi vendin e Leonardos. Simone Inzaghi është, për më tepër, emri më i nxehtë (dukshëm përpara Maurizio Sarri) si zëvendësuesi i mundshëm i Gattuso, ndërsa Ivan Gazidis është gati të marrë vendime të rëndësishme. Revolucioni është në derë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *