• |
ide | kryesore

Rama i vendosur për zgjedhjet lokale, publikon bluzën e fushatës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga zgjedhjet lokale dhe as të ndryshojë datën e tyre.

Këtë fakt e përmendi edhe ditën e sotme në konferencën e përbashkët për median me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Idenë e tij për të mos i shtyrë zgjedhjet e ka konfirmuar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një bluze ngjyrë vjollcë, në të cilën shkruhet PS dhe numri 30. 

 



6 Comments

  1. Miq, sot ne nje konference shtypi te perbashket Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

    Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE.

    Une e pershendes dhe mbeshtes rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

    Perveç ketyre pershendes rekomandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protestat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo demtojne hapjen e negociatave me BE.

    Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer.

    Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte te negociatave, jemi identik si para skenarit te nje viti me pare.

    Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

    Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

    Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise! sb

    1. Fajin e ka Saliu!

      Padyshim qe eshte retorike boshe e eurokrateve ne BE. Vendimin e marrin vendet anetare. dhe sikurse dihet boterisht , Parlamenti gjerman do te shprehet ne shtator te 2019.

      Mediat Kazan te Rames , pasi ata jane te gjitha ne xhepin e Rames , pra KAZAN RAME, nxituan te njoftojne hapjen e negociatave serish:-D edhe pse te hapura 😀 biles ambasadoret LU & VLAHUTIN e uruan Shqiperine 😀 :-D:-D.
      Pak rendesi ka kjo, Mediat nxituat te japin perceptimin e rreme, pasi perceptimi dhe imazhi- shpeshhere ne poltike jane me te rendesishem se e verteta. Ku, padyshim Rama dhe Lali Eri me ekipet e propogandes FugShqyer jane ne avantazh perkunder situates reale te Shqiperise, aq sa shpesh here na duket sikur ata me te vertete kane te drejte 😀 . Shumica e shqiptareve nen zhurmen dhe presionin e propagandes jane te bindur qe negociatat jane hapur. Shtypja, propaganda dhe padituria po japin efekt te plote si rrjedhoje e akselerimit aktive te qeverise me veprat e saj si :
      -Reforma ne Arsim, dhe c’ edukimi dhe lufta ne qelize ndaj arsimimit dhe dijes
      -Policia Qe Duam dhe Kanabizimi i vendit me efekt paresor trullosjen e rinise
      -korrupsioni galopant varferimi i vendit dhe ikja masive e te afteve per pune
      -tirana qe duam, shqiperia qe duam, etj qe duam dhe propaganda non stop

      Imazhi i perceptuar shume shpejt kthehet ne ambalazh kartoni te shemtuar, por me kosto. shume te rinje te reja, kane humbur kohe dhe energji te shpenzuar se koti nen kete qeverisje rilindase. Te cilat, nuk kthehen me. Me qindra mije te tjere kane marre rruget e emigrimit , dhe nuk kthehen me.

      Largimi i Rilindjes eshte emergjence kombetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *