Chelsea nuk ndalet më dhe shënon edhe golin e dytë në finalen e Europa League kundër Arsenal. Pas avantazhit të Giroud ishte radha e Pedro Rodriguez të vinte emrin në listën e shënuesve. Spanjolli ka mposhtur Cech në minutën e 60, duke e dërguar topin në këndin në majtë të portës së mbrojtur nga ceku. Goli i pestë në këtë kompeticion për Pedron, që vendos kështu në siguri rezultatin.
Topcinjtë kapitullojnë plotësisht në minutën e 64 kur Giroud është rrëzuar brenda zonës, duke fituar një 11 metërsh të shndërruar në gol me finesë nga Eden Hazard, që i con shifrat në 3-0.