Nuk kanë fund emocionet në Baku në finalen e Europa League. Me tre gola të pësuar Emery e nxorri Arsenal përpara, duke ndryshuar edhe kartat. Lëvizje e gjetur ajo me Iwobi, që shënoi golin e ngushtimit të diferencës në minutën e 69.
Por ishte vetëm një iluzion, sepse pas vetëm tre minutash Hazard i nxjerr jashtë loje me golin e dytë personal, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë.