• |
ide | kryesore

Video/ Traversa e Xhakës emocioni më i bukur i 45 minutave në Baku

Sport, Video



Chelsea e Arsenal u sfiduan në 45 minutat e para të finales së Europa League në Baku, pa mundur të kalojnë njëra tjetrën e me ndoshta nga një rast të mirë shënimi për secilën skuadër. Por nëse Giroud mund të kapet me veten, për goditjen pa potencë të bërë përballë Cech, mesfushori kosovar i Arsenal, Granit Xhaka, mund të dëshpërohet vetëm për mungesën e fatit.

Goditja e lojtarit të përfaqësueses së Zvicrës provoi në minutën e 28 me një silurë nga distanca, ashtu si në fakt është edhe specialiteti i tij, por topi me portierin Kepa të mundur, fshikulloi pjesën e lartë të traversës, duke dëshpëruar Xhakën, të linte gjurmë në këtë finale të kompeticionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *