• |
ide | kryesore

2 kg drogë fshehur në banesë, në pranga 20-vjeçari nga Pogradeci

Lajme



Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një 20 vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.M., banues në fshatin Osnat.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar mbi të ndaluarin dhe në banesën e tij, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza dhe 2 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë e llojit “Cannabis-Sattiva”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *