• |
ide | kryesore

“Financial Times”: Weber nuk duhet të jetë në krye të KE

Planet



Bashkimi Europian duhet të refuzojë kandidatin Manfred Weber dhe sistemin tregtar të diskutueshëm që përfaqëson, shkruan sot “Financial Times”, në një editorial që në mënyrë eksplicite kundërshton kandidatin e PPE-së për kryesimin e Komisionit Europian.

Sipas FT, “logjika e Spitzenkandidat, e cila dëshiron Weber-in në krye të Komisionit, duke pasur parasysh se EPP mbetet megjithatë partia e parë në BE, nuk do të reflektojë vullnetin popullor, sepse populistët kanë humbur shumë vende dhe partitë e tyre, CDU dhe CSU morën rezultatin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Për më tepër, ekziston edhe një element tjetër i rëndësishëm për të provuar pamundësinë e tij për këtë post.

“Me 15 vjet si eurodeputet dhe dy si politikan vendas në Bavarinë e Poshtme, por asnjëherë në qeverinë kombëtare, ai do të jetë kryetari i komisionit me më pak përvojë që ka qenë ndonjëherë”, thekson FT.

Gazeta sugjeron se ka të tjerë kandidatët me përvojë si Vestager, Timmermans apo Barnier./ATA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *