• |
ide | kryesore

George Clooney lançoi ftesë për të drekuar me dy persona për të mbledhur fonde për bamirësi

Paparazzi, Slider



Një ftesë për dy persona në vilën në Laglio, në liqenin e Komos, në Itali. Ishte George Clooney që lançoi ftesën, në platformën “Omaze”, për eventin e bamirësisë, për të mbledhur fonde për “Clooney Foundation for Justice”.

“Po të ftojmë ty dhe një person të dashur të tëndin, për një takim katër personash së bashku me Amal. Një avokate me famë botërore për të drejtat e njeriut, profesoreshë juridiku dhe lidere në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Jam edhe unë… një aktor”, -shpjegon Clooney me ironi në videon promovuese.

Fituesit mund të konsumojnë verë dhe të shikojnë produktet lokale së bashku me çiftin më të famshëm në botë. Të ftuarit, me biletën e avionit të paguar, do të qëndrojnë në një hotel me 4 yje.

Me fondacionin e tyre, George e Amal vijojnë betejën kundër dhunimit të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Amal mbron vajzat yazide të rrëmbyera nga shteti islamik, në të parin proces kundër Isis në historinë e Kalifatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *