• |
ide | kryesore

Gjysmë ton marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, shpërbëhet banda prej 5 personash

Lajme



Policia italiane ka vënë në pranga 5 persona, mes të cilëve 1 shtetas shqiptar, që trafikonin sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria drejt Italisë. Në cilësinë e provës materiale, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar gjysmë ton lëndë narkotike të llojit “marijuanë”.

Banda transportonte drogën në bordin e anijeve nga Shqipëria në brigjet e Pulias, ku më pas shpërndahej në tregjet italiane.

Detajet e operacionet nuk janë bërë ende të ditura nga Policia, që pritet të mbajë një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *