• |
ide | kryesore

Humbja e thellë në zgjedhjet europiane, Di Maio fiton votëbesimin e Lëvizjes “5 Yjet”

Planet



Zv.kryeministri italian, Luigi di Maio, ka fituar votëbesimin e kërkuar pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet evropiane të Lëvizjes antisistem “Cinque Stelle”, e cila arriti vetëm 17 % të votave të elektoratit italian. Në votimin e mocionit të mosbesimit që u zhvillua në platformën online “Rousseau” të “5 Yjeve”, Di Maio grumbulloi mbështetjen e 80 % të anëtarëve të populistëve të majtë.

Di Maio deklaroi pak ditë më parë se do të vinte në dispozicion për votimin në Asamblenë e forcës politike që drejton, mandatin e tij si kryetar , duke premtuar se nëse do t’i rinovohej besimi, do të kryente “një riorganizim të thellë” të partisë. “Para çdo vendimi, unë dua të dëgjoj zërin e qytetarëve që më votuan si lider politik disa vite më parë.”- shkruante ministri i Industrisë dhe i Punës në qeverinë e koalicionit të formuar qershorin e kaluar së bashku me “Lega”-n pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të marsit të vitit 2018.

“Cinque Stelle”-t pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndërsa “Lega” e drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, triumfoi si forcë e parë me më shumë se 34.3 % të votave, që përllogaritet si dyfishi i votave të grumbulluara në parlamentaret e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *