• |
ide | kryesore

Jeta dhe karriera e Boy George objekti i radhës për një film biografik të prodhuar nga “MGM”

Paparazzi, Slider



Jeta dhe karriera e Boy George do të jenë objekti i radhës për një film biografik të prodhuar nga “MGM”.

Pas arritjeve të mëdha të “Bohemian Rhapsody” dhe vlerësimit për “Rocketman”, kompania dëshiron të tejkalojë valën e suksesit për biografikët muzikalë.

Filmi do të tregojë jetën e Boy George, (George Alan O’Dowd), do të portretizojë dhe familjen e tij, e thjeshtë nga klasa punëtore, një rrugëtim deri në suksesin e arritur me pamjen androgjene si lider i “Culture Club”, që debutoi në vitin 1982 me albumin e parë “Kissing to Be Clever”.

Albumi përmbante këngë is “Do You Really Want to Hurt Me?”, “Time” e “I’ll Tumble 4 Ya”.

Boy George ka shitur rreth 100 milionë këngë dhe mbi 50 milionë albume. Është autor edhe i dy autobiografive, nga ku do të bazohet filmi muzikal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *