• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme e Kosovës këshillon qytetarët: Kujdes kur kaloni në Serbi

Lajme



Ministria e Jashtme e Kosovës ka këshilluar shtetasit kosovar për kujdes dhe maturi, në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor, i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë.

Ky njoftim vjen si rezultat i arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.

“Një numër i tyre madje edhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht”, thotë komunikata.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *