• |
ide | kryesore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, vizitë të papritur në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Thellimi i përditshëm i krizës politike në Shqipëri, ka rritur shqetësimin edhe në nivelet më të larta të politikës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kështu Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin të dielën në Tiranë, në një vizitë të paplanifikuar më parë.

Mësohet se përpara ndalesës për në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, e cila ishte e planifikuar më herët për në datat 2 dhe 3 qershor, kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vendosur që të bëjë një ndalesë në kryeqytetin shqiptar, vetëm pak orë përpara protestës së radhës së opozitës.

Stoltenberg në vizitën e tij disa orëshe në Tiranë, pritet të takohet me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin është planifikuar të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp ku pritet të dërgohen disa mesazhe të forta, lidhur me zhvillimet e fundit në vend. /syri/



8 Comments

  1. Shume mire qe vjen! Me 1 Qershor s’vinte dot se ka festen Lalieri!
    Me date 3 qenka ne Shkup…..
    …..t’i bjere nga Rruga e Arbrit pastaj, se ka degjuar para 6 vjetesh Ramen kur e ka premtuar…..!

  2. Te rroje partia me shokun Enver.
    Droga krimi ppp koncesione. 20mlon E per 1 km rruge. Etj etj. Po nuk reagove ne bythe e ke o popull.

  3. Populli per here te pare mbas 30 vjet demokracie fashiste ka nje qeveri shtetformuese dhe kete bota e shef se nuk jane budallenj qe perkrahin Ramen,probleme ka shume se nuk eshte e thjeshte te fusesh ne binar nje shtet katrahure te ndertuar nga Berisha&co ku nuk funksionon asgje,por avash avash demokracia po hidhet nga themelet,prandaj jane bere si te terbuar Berisha&co se e di mire se çfare i pret mbas disa muajsh pas perfundimit te reformes ne drejtesi,prisni se nuk keni pare gje akoma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *