• |
ide | kryesore

Thaçi i pakënaqur nga BE: Po vlerëson Kosovën me standardeve të dyfishta

Lajme, Planet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimit Evropian, që sipas tij po bën vlerësime me standarte të dyfishta, pavarësisht ecurisë së vendit. Në ligjëratën e tij të mbajtur në Forumin për Siguri që po zhvillohet në Budva, Thaçi ka deklaruar se përkundër vonesave që po bën BE-ja përsa i përket procesit të integrimit evropian, e ardhmja e Kosovës i përket vetëm Unionit.

“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por, alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës e ka cilësuar vonimin e liberalizimit të vizave si një diskriminim, që me gjasë do të krijojë premisat për nxjerrjne në pah ide populiste dhe nacionaliste.

“Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vet BE duhet të jetë më i përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE gjitha problemet mund t’i kalojmë… Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste.”- tha mes të tjerash Thaçi pas punimeve të Forumit të Sigurisë.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu