• |
ide | kryesore

Rama përdor batuta shahu në Berat: Jam gjithmonë tre lëvizje para opozitës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Beratit ka deklaruar se lëvizjet e Presidentit dhe të opozitës nuk e kanë surprizuar në asnjë rast.

Ai ka folur me termat e lojës së shahut, teksa tha se është gjithmonë tre lëvizje para opozitës.

Kryeministri tha se PD dhe LSI e morën përgjigjen nga SHBA-të, se në rast se do të prekin zgjedhjet, ata nuk do të mund të shkelin më në Amerikë.

“E dëgjuan nga qeveria amerikane se ata që do të prishin zgjedhjet nuk do të mund të shkelin më në Amerikë.

Berati ka çuna të shkathët që shkojnë në Itali, Angli, që s’na duan ne, që duan që parlamenti të jetë blu, që plaku Mere të vij në vendin tim, por s’besoj se janë aq budallenj që të ndjekin një kauzë të dëshpëruar, që është e destinuar të dështojë.

Ne jemi gati, i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë gjithmonë shumë me këto që bëjnë sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara.

Asnjëherë deri më sot nuk më kanë surprizuar dhe s’më kanë kapur në befasi, do çuditen më shumë se si ka për t’u ndodhur”, tha kreu i qeverisë.



5 Comments

  1. Game Over Mr. Shallvare, behu gati se do te marrin edhe parate qe ke vjedhur pasi nuk je ne marreveshje me PD-ne per te mbrojtur nga ri-marrja e parave qe ke vjedhur, jo se nuk do por plaku Mere sic thua eshte politikan i zoti qe e mban ende zap partine, ndersa ti ke marre nje tufe loqesh nga Kosova e ca kurva! Meqe ra fjala ajo e Kultures si ta ben gojoren?

  2. Vini re që Rama në deklaratat e tij, përdor fjalën unë duke e vënë veten kundër opozitës.
    Pra ai e pranon se nuk jemi NE, mazhoranca që qeverisim Shqipërinë po jam unë që bëj si të dua.
    Është kjo pra arsyeja që opozita ngul këmbë që Rama të japë dorheqjen.
    Krahasoni thirrjet e njëqind mijë shqiptarëve që mblidhen nga gjithë Shqipëria duke thirrur me mllef “Rama ik” e që në vënd të pakësohen nga frika e arrestimeve të shumta, jo vetëm që shtohen si numër, por kjartazi shtojnë edhe zemrimin e tyre, me skenarët tepër banalë të mbledhjeve “elektorale” , ku një maksimum prej nja tre mijë militantësh socialistë të sjellë e të ulur nëpër karrige me detyrim, kanë të vendosur pas shpinës së diktatorit nja 30 freshistë që i bëjnë fresk shefit të tyre si një sheiku duke tundur flamurët si eunukë, e me një dirigjent hedhin ndonjë parullë, e “elektorati” i ulur në rrjeshtat e para “duartroket” që ta shohin udhëheqësit, njëlloj siç bën karagjosllëqe duke shtrembëruar fytyrën “e bukur” Alfred Peza në televizione, kur e sheh kameran të drejtuar tek ai, në kohën që dikush kritikon Ramën.
    Duken kjartazi që militantët e mbledhur me pahir për Ramën, janë si të shushatur e të trembur, jo për fatin e “liderit” të tyre, por për fatin e pasurive që kanë grumbulluar në rrugë korruptive.
    Kam vënë re se nuk pi më ujë edhe humori i trashë i batutave të Ramës që tallet me të gjithë,por gjithnjë e më shumë pakësohen edhe zbardhjet e dhëmbëve e shtohen sytë e trembura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *