• |
ide | kryesore

“Der Spiegel”: Luftë për pushtet në Shqipëri! Anulohen zgjedhjet, por qeveria…

Lajme, Të fundit



“Luftë për pushtet në Shqipëri. Anulohen zgjedhjet lokale, qeveria kundërshton”. Është ky titulli që revista më e madhe në Gjermani dhe në Europë, “Der Spiegel” i ka kushtuar situatës së krijuar në Shqipëri pas anulimit të zgjedhjeve vendore.

“Kriza e demokracisë në Shqipëri: Presidenti Meta e konsideron të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve vendore për momentin. Qeveria e majtë kërkon të rrëzojë kreun e shtetit. Opozita e djathtë ka dalë në rrugë”, – shkruan gazeta gjermane.

“Presidenti shqiptar Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama. “Në kushtet aktuale, nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese,” – tha Meta të shtunën.

Rama e konsideroi lëvizjen e Presidentit të dielën si të pavlefshme. “Zgjedhjet do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar, më 30 qershor”, – tha ai në një takim elektoral në Burrel, raporton TV Klan. “Ilir Meta vulosi dje fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë,” – tha Rama.

Meta zgjodhi të anulonte zgjedhjet në sfondin e protestave të opozitës së djathtë, që vazhdojnë prej javësh. Kjo e fundit e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor dhe ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, mijëra mbështetës të opozitës demonstruar përpara parlamentit në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime

“Dorëheqja e Ramës nuk është e negociueshme”, – tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën në mbrëmje përpara demonstruesve. Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale ishte “rezultati i parë i luftës kundër Edi Ramës”.

Rama është në detyrë që prej vitit 2013 dhe u rizgjodh në qershor të vitit 2017. Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar regjistrime telefonike, të cilat duhet të provojnë blerjen e votave.

Konflikti i ri mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama e thellon krizën politike në vendin, që po pret një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tilla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.

Arsyeja: në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën” – shkruan “Der Spiegel”. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Po pse mo robqir ca t boni mallku? Apo se t boni me rruge dhe me tunele qe katnarballet e librazhdit t vijne per 45 min me tr

  1. I provum maloket, i provum dhe fshataret, por i provum dhe qytetaret.
    Deri ne vitin 1990 , rreth 80 % e shqiperise jetonte ne fshat.
    Me pak fjale i provuam te gjithe dhe te gjithe superhajdute.
    Por mos harojme dicka, keta te fundit, pra keta qe jane tani dolen shume arrogante dhe kaluan ne hakmarrje personale.
    Prandaj qe te perparoj shqiperia, duhet te zhduket sa me pare kjo klase e ndyre politike

  2. Gazeta gjermane e thot troc gjygjtaret e kushtetuese te salihut luluse likes,vetingu I rrezoje si te korruptuar,fajin e ka reforma qe mbeshtetet nga vete gjermania dhe shba,prandaj 30 qershor zgjedhje

  3. Si mund te shkohet ne zgjedhje kur nuk kemi asnje platforme ekonomike çfare do te na zgjidhet ne 4 vitet e ardhshme.Tani duhet te ishim duke ndjekur ne TV programet e secilit kandidat te bindemi kush na e mbush mendjen.Te shkojme kot.Apo te mos kemi mundesi t’ju kerkojme llogari per premtimet pasi nuk kane bere asnje premtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *