• |
ide | kryesore

F1 Kanada/ Vettel i tërbuar: “Komisarë qorra, kështu nuk është e drejtë!”

Sport



Është i nervozuar si kurrë ndonjëherë Sebastian Vettel, pas fitores së sfumuar për shkak të një penaliteti në Kanada: “Duhet të jesh qorr për të mos parë që nuk kisha hapësirë për të shkuar diku tjetër – ka thënë gjermani në team radio, duke iu referuar manovrës ndaj Hamilton, që i kushtoi penalizimin – Kështu nuk është e drejtë!”. Pastaj gjestet që shkaktuan polemike: fillimisht nuk e paraqiti makinën në linjë, pastaj e spostoi numrin 2 para makinës së Leëis, duke e vendosur numrin 1 aty ku duhet të ishte makina e tij. FIA e dënoi duke i hequr dy pikë nga Superlicenca.

E megjithatë, Sebastian Vettel në podium është treguar një xhentilmen i vërtetë, duke mbrojtur rivalin e tij, fitues në Montreal, nga fishkëllimat e publikut: “Njerëzit nuk duhet të kontestojnë Leëis, publiku duhet të kontestojë këtë vendim absurd. Duhet ti pyesni njerëzit cfarë mendojnë, ishte një spektakël fantastik, Leëis më tregoi respektin e madh. Ishte pak më i shpejtë se unë gjatë garës, por arrita ti qendroja përpara”.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *