• |
ide | kryesore

Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, deputeti i PS: Meta vepron me logjikë “partizane”

Lajme



Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e ka cilësuar vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, si një akt antikushtetues, që është juridikisht i pazbatueshëm. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Talk” në televizonin “Top Channel”, Manja u shpreh se me marrjen e vendimit për anulimin e garës lokale, kreu i shtetit ka vepruar me logjikë “partizane”, duke mbajtur qendrim të njëanshëm.

Është një akt nul, pasi nuk ka asnjë pasojë juridike. Presidenti ka 12 kompetenca, një prej tyre caktimi i datës së zgjedhjeve. Por në asnjë nen të saj nuk u jepet kompetencë për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve”, tha Manja duke shtuar se me këtë vendim Meta i ka dhënë vetes kompetencat e një presidenti të zgjedhur nga populli, ndërkohë që në nenin 1 të Kushtetutës Shqipëria përcaktohet si një Republikë Parlamentare.

I pyetur rreth mundësisë që presidenti Meta ta shpërbëjë Parlamentin, deputeti socialist e përjashtoi si skenar duke iu referuar Kushtetutës. “Fatmirësisht kushtetutë-bërësit janë kujdesur që në Nenin 1 që ta cilësojnë Shqipërinë si Republikë Parlamentare. Kushtetuta ka parashikuar vetëm dy raste ku mund të shpërbëhet Parlamenti: Kur nuk zgjidhet Presidenti dhe kur nuk formohet dot qeveria. Por nëse Presidenti del jashtë kontureve kushtetuese, mund të ndërmarrë çdo lloj akti” tha Manja.

 

 



5 Comments

  1. Ahahaha, deri të enjten do binden që të dialogojnë për caktimin e datës për zgjedhje parlamentare dhe bashkiake në të njëjtën kohë pa Edi Ramën kryeministër, sepse e kuptojnë që është Merkel dhe Macron në lojë, Hollanda po e po! .. shkarkimi përfundimtar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe rrjedhimisht edhe momenti i përfundimit të mandatit të tij Kushtetues është pikërisht vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i Kuvendit. Po ashtu, kushtetuta jonë nuk lejon pezullimin e Presidentit nga momenti kur merret vendimi i Kuvendit deri në momentin kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Situata juridike për këtë çështje është aq e qartë sa nuk ka nevojë për asnjë trajtim të mëtejshëm dhe çdo përpjekje thjesht është naivitet profesional ose paaftësi e rëndë apo servilizëm politik. (cituar Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI).

  2. e zeme se Iliri s’ka te drejte me e cdekretu…ne mungese te gjykates kushtetuese, ka te drejte te beje marrezira…

    edvin muti e krijoi me qellim boshllekun ne drejtesi per te bere namin, sic edhe arriti me bo…opozita nuk e shfrytezon dot, sepse s;ka asnje mundesi…

    por harroi qe kete boshllek e shfrytezon po te doje edhe presidenti…

    prandaj me behet plotesisht qejfi dhe zemra mal qe edvin diarreja do haje jo vetem mutin e opozites, edhe te ilirit, por edhe te vetin…e ti beje mire, ore

    une them dhe kete:
    Ilir floriri, eshte qe eshte, te shkarkoje edhe parlamentin, dhe t’ju dergoje edhe garden e republikes, pasi kta gangsterret e rilindjes mund te na bejne noi te pabere te madhe qe s’jua pret mendja askujt ore

    i kane votat, noi port rusise apo aneksim me turqine…i kemi votat per cdo gjo thone me mburrje
    nje pjese i vodhen, nje pjese ua dha kombi peshk komunist qe nuk leviz asnje mikron nga votimet me dajre dhe gernete ne 6 te mengjezit…

    hani mut te tere tani

  3. Hahahaha i zgjedhur nga populli apo jo, ai eshte presidenti aktual. Behu ti kamikaz i pari dhe e sheh si te qihet gruaja… Nuk ben dot 97 dhe te quash nul Dekretin e Presidentit, sepse e dime sa trim je…! E dime si i ke mbush breket me tyten ne balle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *