• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Vlorë, vëllai godet vëllanë me shat në kokë

Lajme



Një konflikt midis dy vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve bujqësore, duke lënë njërin prej tyre në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërkovë të Vlorës, ku pas një konflikti, shtetasi me iniciale A.T., 55 vjeç, ka goditur vëllain e tij 60-vjeçar

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *