• |
ide | kryesore

Juncker i mbyll derën Ramës: Negociatat i meritoni, por jo tani

Lajme, Të fundit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Bruksel se Shqipëria e meriton plotësisht çeljen e negociatave, por kur flet për afate kohe ai nuk ka një datë të prerë.

“Nuk është e pamundur. Edhe atyre që janë hezitues ne do u shpjegojmë progresin që kanë bërë këto dy shtete (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut). Mbase nuk do të mundësohen në qershor sepse janë zgjedhjet, mund të merret vendimi dhe më vonë, por e rëndësishme është që t’ua bëjmë të qartë se duhen hapur negociatat” – tha Juncker.

I pyetur se çfarë mendon nëse Maqedonisë së Veriut do t’i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë do t’i refuzoheshin sërish, Rama tha: “Ne kemi një diskutim në Shqipëri për kompetencat, por kjo është kompetencë e Këshillit të BE-së jo e imja. BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeopolitike dhe në meritën e vendeve. Nëse e meritojnë BE nuk duhet ta mohojë, pasi në fund bëhet një lloj loje, pasi do të ishte e keqe për të gjithë”.

Në këtë moment ndërhyri, Presidenti i KE-së, duke thënë: “Kjo është shumë e komplikuar për arsye tragjike. Ne nuk kemi të drejtë për të luajtur lojëra. Duhet të sigurohemi se ata që jetojnë atje që perspektiva është reale. Prandaj hapja e negociatave është pjesë e asaj strategjie. Prandaj nuk do të heq dorë për rekomandimin e KE-së ne duhet të hapim negociatat me të dy vendet” – tha ai.

10 Comments

  1. Ky eshte budalla apo ben vete?! Nuk ka negociata per nje vend qe drejtohet nga ‘mafia’, nga te korruptuar qe e kane mendjen vetem per te vjedhur e per t’u pasuruar padrejtesisht. E Rama keto 6 vjet i ka patur te gjitha shanset dhe mbeshtetjen pet ta bere Shqiperine shembull ne Ballkan. Por jo vetem qe nuk beri gje por ka krijuar probleme zgjidhja e te cilave do vite (ndoshta 10-15 vjet) te rikuperohen, plus zhgenjimi i EU dhe USA per t’u marre prape me Shqiperine e te investojne ne te. Demi eshte shume i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu