• |
ide | kryesore

Më në fund, paqe mes Taylor Swift dhe Katy Perry

Paparazzi, Slider



Dje, Taylor Swift i dërgoi Katy Perry-t flamurin më të pazakontë të paqes, ose mënyrën më të ëmbël për t’u pajtuar në botë: me biskota!!!

Pjata me biskota me çokollatë të bëra në shtëpi (ose jo?!) kishte të shkruar mbi të: “Më në fund paqe”.

Ishte Katy Perry ajo që shpalli pajtimin në Instagram, duke publikuar foton e pjatës me lokacionin “let’s be friends” (eja bëhemi shoqe) dhe duke shkruajtur: “Sa mirë kështu” duke etiketuar Taylor Swift-in.

Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar:

Shenjat të pajtimit janë dhënë herë pas here nga të dyja palët. Taylor Swift shtoi këngën “Never Really Over” të Katy Perry-t në listën e këngëve që dëgjon vetë.

Por muaj para kësaj, Katy kishte mbështetur publikisht Taylor Swift-in duke pëlqyer postimin e saj në Instagram ku thyente heshtjen në lidhje me politikën në vend.

Sipas Katy-t, nuk mund të mos e pëlqente diçka të tillë pasi guximi për të folur hapur për politikën duhet mbështetur.

Përpara fillimit të turit të Taylor Swift-it, “Reputation” në maj, Katy Perry i dërgoi asaj një shënim ku i shkruante:

“Hej mikeshë e vjetër. Kam reflektuar për keqkuptimet tona dhe inatet.”

Ajo i shprehu ndjesën e saj: “më vjen vërtet keq” dhe mori përgjegjësi të plotë për sherrin 6- vjeçar.

Gjithçka nisi kur Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën.

 

 

Në 2014-ën, Taylor publikoi klipin e famshëm “Bad Blood”, që është thuajse e konfirmuar se i dedikohet Katy-t.

Kate ia ktheu me klipin dhe këngën “Swish Swish”.

Shpërndaje



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *