• |
ide | kryesore

Operacion në Krujë, 5 të rinj në pranga për shpërndarje narkotikësh (VIDEO)

Lajme



Në një operacion të përbashkët që u ndërmor në bashkëpunim mes Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariatit të Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë, ka arrestuar në flagrancë pesë persona, teksa ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike e dyshuar të jetë e llojit “Cannabis-Sativa”.

Bëhet fjalë për shtetasit: G. B., 20 vjeç; A. T., 19 vjeç; E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë-Krujë, si edhe Xh. Xh., 24 vjeç dhe E. Q., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Lënda narkotike e sekuestruar nga shërbimet policore ishte e ndarë në doza të vogla, e përgatitur për shitje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/401751517215168/?v=401751517215168



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *