• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Aksioni i RENEA-s në vilat e Çapjave në Elbasan (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia e Shtetit gjatë një operacioni që nisi sot në mëngjes, i koduar “Krasta”. Policia sqaron se janë zbardhur dhe dokumentuar 3 ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë, nga të cilat një është vrasje, një tentativë vrasje dhe një rrëmbim.

Mësohet se në pranga është vënë Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ai akuzohet se i ka bërë atentat në Elbasan ish-policit Fadil Mema i cili mundi tu shpëtonte plumbave. Mema u arratis në Itali ku punonte si gazetashitës, por edhe aty u gjet dhe u ekzekutua.

Policia thotë se nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se autorë të atentatit të parë janë shtetasit edhe Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale. Bëhet fjalë për sulmin ndaj policisë me makinë të blinduar në 2016-ën.

Për atentatin ndaj Memës akuzohet edhe Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Ndërsa për vrasjen e Gentian Beqirit në 15 gushtit 2012 i cili u ekzekutua në banesën e tij, në gjendje të paralizuar dhe në ruajtje nga policia pasi ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie akuzohen Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim dhe Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë”.

EMRAT/ Dalin pamjet nga aksioni, kush janë 13 të arrestuarit në Elbasan on Vidnews.



2 Comments

  1. Bukur bukut! Sot ne mengjes u zbulua nje vrasje e 2006es dhe ca te tjera.
    Pikerisht sot, 2 jave para zgjedhjeve te mundshme dhe 1 jave pas pergjimeve te Dakos me shoke!
    U arrestuan ca njerez qe dihet mire se jetojne prej vitesh te lire ne nje resort te tyrin, lehtesisht te identifikueshem.
    Ua vrane dhe avokatin Gurra para pak muajsh ne mes te qytetit, por vrasesi i tij nuk do te gjendet kurre mbase.
    Ka shtet ketu!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *