• |
ide | kryesore

Dosja/ Rrëfimi i të penduarit zbardh vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012. Pas arrestimit të Ardian Çapjas, gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur pjesë të tjera nga hetimi dhe dëshmia e dhënë nga i penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka rrëfyer takimet me krerët e bandës së Elbasanit, Ardian dhe Florenc Çapja, duke shtuar se vrasja e babë e bir ishte për çështje hakmarrjeje.

Ndërsa në rrëfimet e reja, pjesë të dosjes, Ervis Bardhi flet për takimet me Ardianin dhe Florentin, ku mes të tjerash flitet edhe për sasi droge në Holandë. Fillimisht ai pretendon se ka debatuar me “Olsin” për të mos të shkuar, por ka vepruar ndryshe.

“… unë për momentin kam filluar të debatoj me Olsin, duke i thënë se ç’punë kam unë që të shkoj tek ata, por në fund kam hipur në makinën, me të cilën erdhi Olsi dhe që ishte një makinë “Pezho”, të cilën ne e merrnim shpesh me qira dhe kemi shkuar përsëri te vendi ku u takuam herën e parë. Me sa kujtoj në këtë takim kam shkuar vetëm unë me Olsin. Pasi kemi shkuar aty, kemi dalë nga makina dhe jemi takuar me Ardianin dhe Florencin … ky i fundit i jep një çantë të vogël, të cilën e mbante në krahë … më pas Olsi më tha që ishin 2500 euro…”, – thotë Ervis Bardhi në një pjesë të rrëfimit.

Ndërsa më pas, tregon sesi Ardiani dhe Florenci, me një fuoristradë të zezë, i kanë siguruar se ata i kishin mbyllur të gjitha pazaret, e se nuk do të kishte probleme nëse do të kryente vrasjen e të “piketuarve”.

Më tej, ai vijon duke thënë se “… pasi kemi vazhduar rrugën, jemi futur te rrugica, që të çon te shtëpia e Ardian dhe Florenc Çapes. Orën se kujtoj, por di të them që ka qenë pasdite vontë, pasi ka qenë errësirë. Pasi jemi futur në rrugicë, kam vënë re se në rrugë ishin Ardian Çapja dhe Florenc Çapja. Unë nuk i njihja këta persona vetë, Florencin e kisha parë si fytyrë …. rrugës në Kërrabë, ku është rruga e drejtë, kemi ndaluar dhe kemi takuar me Ardianin dhe Florencin, të cilët ishin me një makinë tip fuoristradë të zezë, targat e së cilës nuk i mbaj mend …. në një moment Ardiani i ka thënë Olsit në lidhje me një sasi lënde narkotike, që ndodhej në Holandë dhe po deshët merreni dhe shkoni atje … Florenci po më thotë ‘mos e vrisni mendjen, na keni ne, ne i kemi gjithë gjërat e rregulluara’. Ardiani më tha se duhet të ngjisnim Olsin lart te Gentiani, duke më thënë se ai duhet vrarë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *