• |
ide | kryesore

Tiranë/ Armëmbajtje pa leje, arrestohen në flagrancë dy persona

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e shtypit e Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.D., 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri të tipit “GLOCK” në brez, në rrugën “Dervish Hatixhe”.

Po ashtu, ka rënë në pranga edhe shtetasi B.F., 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet një pistoletë, si rezultat i kryerjes së një kontrolli të imtësishëm në ambientet e shtëpisë, pas marrjes së një njoftimit se i ndaluari ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike  ndaj bashkëshortes së tij,

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *